Në vlugun e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen kryetarit dhe kandidatit për kryetar, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takimin me kandidatët për këshilltarë komunalë.
Haziri ka kërkuar angazhim të madh të të gjithëve në çdo lagje të qytetit e fshatra, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvendin Komunal të jetë më i madhi që prej themelimit të institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lista e LDK-së është listë e vlerave. Në këtë listë që të gjithë kandidatët kanë kualifikim superior, njerëz të dëshmuar në profesionet e tyre, njerëz me duar të pastra dhe janë ata që do t’i mbrojnë interesat e gjilanasve. Me angazhimin dhe punët tuaj, unë besoj që përfaqësimi i LDK-së në Kuvendin Komunal do të jetë më i madhi në numër dhe më kualitativi që prej themelimit të institucioneve”, ka thënë Haziri.
Kandidatët për Kuvend Komunal kanë konfirmuar se po punojnë në mobilizim natë e ditë për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor dhe për t’i vazhduar punët e hajrit në krye me liderin Lutfi Haziri.
Ndryshe, LDK e Gjilanit do të vazhdojë takimet maratonike mobilizuese nëpër çdo lagje e fshat të komunës.