Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin e KEK-ut për kimikale

Shkelje ligjore janë evidencuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës që ka pasur për qëllim furnizimin e termocentralit “Kosova A” me kimikale. Gjykata e Tenderëve i ka pranuar pjesërisht si të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë ankues “NTSH Redoni HM” dhe “Grami Sh.p.k” lidhur me këtë tender me titull: “Furnizim me kimikale për TC A, furnizim me hidroksid natriumi (NaOH) Lot 1 dhe furnizim me acid klorhidrik (HCI) Lot 2 me nr. të prokurimit 17/089/111”. I njëjti institucion ka marrë vendim që ta kthejë në rivlerësim pjesën e dytë “Furnizim me acid klorhidrik (HCI) Lot 2”.

Në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se njoftimi për kontratë në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit ishte bërë më 11.04.2017. Hapja e ofertave ishte bërë më 24.05.2017. Në këtë garë kishin qenë 13 operatorë ekonomikë. Autoriteti kontraktues (KEK) kishte eliminuar letrat standarde të dy operatorëve ekonomikë ankues, njërën më 10 korrik dhe tjetrën 7 ditë më vonë. Ndërkohë që njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë më 14.07.2017, ku ishte rekomanduar OE “NTSH BIZUN”-Prishtinë, shkruan sot KOha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kundër kishin qenë dy operatorët ekonomikë ankues të cilët kishin bërë kërkesë për rishqyrtim tek AK-ja më 20 e 21 korrik. KEK-u kishte refuzuar kërkesat e të dy OE-ve.Palët e pakënaqura “NTSH Redoni HM” dhe “Grami Sh.p.k” kishin deponuar ankesë në OSHP më 31 korrik e 4 gusht kundër njoftimit për dhënie të kontratës. Të dy operatorët ekonomikë pretendonin se KEK-u kishte bërë shkelje të neneve 6, 7, 54, 59, 60, 61 dhe 72 të Ligjit për prokurim publik.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.