Autoritetet e Komunës së Dragashit dhe përfaqësuesit e “Caritasit” zviceran në Kosovë të premten kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin dhe kultivimin e mjedrës organike në territorin e komunës më jugore të Kosovës.
Palët nënshkruese kanë bërë të ditur se ujdia parasheh zhvillimin e bujqësisë organike dhe rritjen e sipërfaqeve të reja të mjedrës në Dragash. Ata në bashkëfinancim do të përkrahin fermerët për kultivimin e këtij produkti bujqësor, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme ‘Caritasi’ zviceran ka zhvilluar modelin e granteve për kultivimin e mjedrës organike në Komunën e Dragashit”, thuhet në komunikatën për media të “Caritasit” zviceran.
Aty sqarohet se qëllimi i skemës së grantit është që të mundësojë mbështetjen financiare ndaj fermerëve të komuniteteve të ndryshme për kultivimin e 3 hektarëve me mjedër organike në bashkëfinancim me Komunën e Dragashit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.