Komuna e Pejës sërish ka nisur ndërtimin e një rruge në territorin e Rugovës, duke injoruar procedurat dhe lejet e nevojshme që duhen për të nisur një projekt rrugor në hapësirat që janë nën menaxhim të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, shkruan sot Koha Ditore.
Para një jave në fshatin Shtupeq i Madh kanë nisur punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës 9 kilometra të gjatë, që shtrihet nga fshati lart deri poshtë në rrugën kryesore Pejë – Kuqishtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta ndërtuar një rrugë në hapësirën që gjendet brenda Parkut Kombëtar nevojitet pëlqim mjedisor. Për këtë pëlqim komuna as që ka aplikuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.