Komplet një lagje e fshatit Negroc të komunës së Drenasit, është bllokuar me gurë.
Sipas banorëve, me datën 10 qershor kur ishte heshtja për zgjedhjet parlamentare, 2 kamionë kanë shkarkuar gurë në këtë rrugë të lagjes dhe prej atëherë nuk janë larguar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët thonë se për këtë është përgjegjëse PDK-ja, e cila udhëheq me këtë komunë.
Zyrtarët e PDK-së kanë mohuar që dikush nga ta të ketë bërë një gjë të tillë.
“Këtë e them me përgjegjësi të plotë, se PDK-ja asnjëherë nuk ka bërë vepra të tilla”, ka thënë Betim Berisha nga dega e PDK-së në Drenas.
E, drejtoresha e Shërbimeve Publike në Drenas, Lumnije Krapi, thotë se komuna nuk i ka hedhur këta gurë, por shton se po shqyrtohen procedurat ligjore nëse kanë të drejtë t'i largojnë prej aty.