Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë paraqitur kërkesën që përfaqësuesit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe ata të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) të raportojnë para organit më të lartë vendimmarrës lokal.
Sipas tyre, kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve në raport me shërbimet e këtyre dy kompanive nuk po merren parasysh as kur po adresohen nga këshilltarët e KK-së, prandaj dhe nevojitet që përfaqësuesit e tyre të ftohen që të raportojnë në Kuvendin e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHidroregjioni duhet të raportojë për problemet me furnizimin e rregullt me ujë të pijes. Pos lagjeve ku mungon uji 24 orë, a ka ndonjë pjesë ku mund të bëhet furnizimi pa hidrofor, kanë pyetur këshilltarët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.