Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri fshatra të Istogut Lindor kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit

Kërrnina, Syrigana dhe Padalishta, janë tri fshatrat e vetme, në mesin e 45 fshatrave të Komunës së Istogut që ende nuk kanë rrjet të ujësjellësit.

Kërkesat e banorëve të këtyre tri fshatrave kanë qenë të vazhdueshme për nevojën e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas autoriteteve komunale ka qenë kostoja e projektit që deri tashti nuk është realizuar. Shtrirjen e ujësjellësit edhe në këto tri fshatra, e gjithashtu edhe rehabilitimin e ujësjellësit ekzistues në këtë pjesë lindore të Komunës së Istogut, Komuna synon ta bëjë me një kredi milionëshe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, në korrik të vitit 2012, për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit “soft loan”.

Komunës së Istogut i është miratuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore të Komunës së Istogut, në vlerë prej 5 milionë e 94 mijë euro. Për këtë kredi, para disa ditësh është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.