Dy objekte të destinuara për çerdhe, njëra në Obiliq e tjetra në Ferizaj, janë ndërtuar tash e tri vjet, mirëpo deri më tani asnjë fëmijë nuk ka shkelur në to.
Të dy këto objekte ishin nisur si iniciativë e organizatës joqeveritare “Rrugëtimi”, me donacion, siç ishte thënë, të UNICEF-it, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas marrëveshjeve të nënshkruara, çerdhet do të ishin në pronësi të organizatës për 5 vjet, ndërsa në vitin 2019 ato do t’u kalonin komunave përkatëse, të cilat kishin ndarë tokën për ndërtim.
Mirëpo, në UNICEF kanë mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje për këtë. Madje në vitin 2014 kur edhe kishte filluar projekti, kishte lëshuar një reagim duke mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje kontraktuale me organizatën.
Ndërmarrja ndërtimore “Prishtina” kishte finalizuar ndërtimet në Obiliq, madje nga kjo komunë dhe organizata ishte bërë edhe përurimi i saj.
Në këtë komunë sqarojnë se kërkesa për ndërtimin e çerdhes ka ardhur nga vetë organizata “Rrugëtimi”.
Por, e njëjta nuk kishte ndodhur në Komunën e Ferizajt. Punimet ishin ndalur pa paralajmërim nën arsyetimin se nuk po përkrahen financiarisht nga organizata.
Kohavision ka kontaktuar përmes telefonit me përfaqësuesin e ndërmarrjes ndërtimore “Prishtina”, Adem Berisha, i cili ka refuzuar të japë përgjigje, duke thënë “Lemni rahat”.
Njëjtë ka vepruar edhe menaxheri i organizatës joqeveritare “Rrugëtimi”, Arton Selimi, i cili fajin për mosrealizimin e këtyre projekteve ia ka hedhur ndërmarrjes ndërtimore, që, sipas tij, në faturat e dorëzuara nuk kanë figuruar materialet e shfrytëzuara.