Banorët e tri lagjeve në Pejë e kishin mirëpritur rinovimin e Qendrës së tyre të Mjekësisë Familjare, që ishte amortizuar e tëra dhe në të cilën vjet nuk ishte bërë ndonjë investim rinovues, përveç gëlqerosjes kohë pas kohe dhe instalimit të ngrohjes qendrore më 2001, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, banorët nuk kanë pritur që rinovimi i saj të zgjatë një vit, por që ajo do të hapej pas 100 ditësh, sa kishte thënë drejtori komunal i Shëndetësisë sa do të zgjasnin punët rivonuese ditën kur është mbyllur kjo ambulancë për rinovim, në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra e Mjekësisë Familjare numër 5 në lagjen “Fidanishte”, që është ndërtuar në vitin 1984 dhe nga madhësia është e dyta në Pejë pas Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ofron shërbime mjekësore për banorë e lagjeve “Fidanishte”, “7 Shatori”, “Xhemajl Kada” dhe disa banorë të fshatrave të afërta, të cilët e pëlqejnë këtë ambulancë për kontrolle mjekësore... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.