Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet tenderi i Lipjanit që synonte t’u shpërndante kifle vetëm fëmijëve të komuniteteve RAE

Pas reagimeve nga komuniteti ashkali dhe partitë opozitare, Komuna e Lipjanit anuloi tenderin për furnizim me kifle për nxënësit e komunitetit RAE.

Komuna kishte lidhur marrëveshje me një organizatë të këtij komuniteti që, përmes tenderit, të bliheshin kifle për këta fëmijë, të cilët parashihej të mbajnë orë shtesë mësimi për të kompensuar humbjet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i degës së PDI-së, Lulëzim Qerimi, ka thënë se komuna nuk duhet t’i veçojë komunitetet edhe nëse ai diskriminim është pozitiv.

Në të njëjtën formë e sheh ketë projekt edhe kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Selatin Retkoceri.

Ndërsa kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Ismet Hajrullahu, thotë se komuna kështu po nxit konflikte ndëretnike.

Mirëpo, të gjitha këto i hedh poshtë nënkryetari i komunës, Sefer Tasholli, i cili ka thënë se projekti nuk është vetëm për fëmijët e këtij komuniteti, por për të gjithë ata që ndjekin orët shtesë, pa përjashtim.