Ndonëse kishte premtuar që në mandatin e tij 4 vjeçar e gjithë infrastruktura nëntokësore do të përfundoj në tërë territorin e Pejës, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Shumica e fshatrave dhe gjysma e qytetit të Pejës nuk janë të lidhur në rrjetin e kanalizimit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë Muhaxheri e pranon që nuk është punuar as përafërmi në krahasim me nevojat por shpreson që në mandatin e ardhshëm kjo të përfundojë.
Rinia në këtë qytet shprehen të pakënaqur me qeverisjen aktuale duke thënë qe nuk është bërë asgjë për ta.
Por ka edhe qytetar të atillë që janë te kënaqur me punën 4 vjeçare të Muhaxherit.
Projekti “Borea” ka qenë ndër projektet më të përfolura në Pejë.
Ky projekt është bërë me qëllim zhvillimin e turizmit në këtë komunë.
E për zhvillimin e këtij sektori, AAK-ja thotë se Muhaxheri ka dështuar më së shumti.
Por për Muhaxherin kjo është çështje e përfunduar.
Nga 23 premtime sa ka bërë Muhaxheri gjatë fushatës elektorale, sipas Institutit Gap, ka realizuar vetëm 9, e shumica nga ato premtime janë në gjysmë ose nuk kanë filluar fare.