Ferizaj, 7 shtator- Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka konfirmuar se Komuna do të vazhdojë rregullimin e lokacionit të ri të varrezave, pavarësisht refuzimit të një pjese të fshatit Balaj.
Sipas Sfarqës, punimet parashihet të kryhen brenda pak ditësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fshatin Balaj po zbatohet vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe i Kuvendit të Komunës, që në atë vend të jenë varrezat e qytetit të Ferizajt, ndërsa varrezat do të jenë për të gjitha konfesionet fetare si myslimane, katolike, protestante, por edhe për ateistët”, ka thënë Sfarqa në takimin e KKSB-së.
Ai ka thënë se varrezat nuk janë pengesë për banorët e Balajve, ngase janë larg shtëpive të tyre, teksa protestën e disa banorëve e ka cilësuar të motivuar politikisht përpara fushatës për zgjedhje lokale (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).