I paligjshëm po konsiderohet vendimi i Komunës së Podujevës për t’ia vazhduar “mandatin” ish-shefit të prokurimit, Ibrahim Hoxha, edhe pas pensionimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky i fundit ka arritur moshën e pensionimit në muajin prill të këtij viti, ndërsa tash komunarët e Podujevës e kanë angazhuar me një marrëveshje për shërbime të veçanta në të njëjtin institucion, por duke ia “ulur” pozitën vendimmarrëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha, që për disa vjet e ka ushtruar detyrën e shefit të prokurimit, tash është angazhuar si zyrtar i prokurimit. Zyrtarët komunalë thonë se janë bazuar në Ligjin për shërbyesit civilë kur e kanë marrë këtë vendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.