Një aneks-konstrukt i vendosur si vazhdimësi e lokalit, ka nxitur Prokurorinë Themelore në Prizren që të ngre padi ndaj drejtorit të Inspektoratit në këtë komunë, Bujar Hasani, raporton KTV.
Ai akuzohet për uzurpim të pronës publike. Hasani thotë të mos jetë i informuar zyrtarisht nga Prokuroria për aktakuzën. Thotë se ky lokal ka qenë kështu që nga viti 2015, para se të bëhet drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Hasanit, prokurori i rastit këtë e ka bërë për çështje politike.Hasani deklaron se lokali nuk është i tij, por i djalit të tij, Gurash Hasani.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, Bujar Hasani, nga 10 shtatori i vitit të kaluar e deri më tani në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosur si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës është vetë i akuzuari.
Me këtë, i pandehuri ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të Qytetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.