Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muaji i rinisë në Rahovec me aktivitete të shumta kulturore, zbavitëse dhe sportive

Në Rahovec filluan aktivitetet e të rinjve në kuadër të “Muajit të rinisë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Aktivitetet ditore në Rahovec u mbajtën në parkun e qytetit që u organizuan nga Qendra Rinore “SHL-Kosova” dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë tërë ditës të rinjtë e komunës së Rahovecit patën mundësi që të zhvillojnë një mori aktivitetesh kulturore, zbavitëse e sportive.

Në bashkëpunim me shkollat e mesme në Rahovec u organizuan gara në Streetball, ku morën pjesë disa ekipe të rinjsh.

Po ashtu pati lojëra në ping pong, pikturim, shkrimi i muraleve me porosi për përfshirjen e të rinjve në jetën publike, këndim dhe aktivitete të tjera rinore.

Aktivitetet rinore kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të pasdites.