Dy muajt e fundit Komuna e Klinës ka intensifikuar realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në disa vendbanime. Sipas autoriteteve komunale, aktualisht në zonat rurale dhe urbane të Komunës së Klinës janë duke u realizuar rreth 40 projekte.
Një prej tyre që ka nisur të realizohet javën e kaluar është projekti në asfaltimin e rrugës së fshatit Deiq, e cila do të krijojë lehtësi qarkullimi për më shumë së 50 familje të Deiqit dhe një pjesë të fshatit Zajm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo rrugë konsiderohet si shumë e rëndësishme për ketë fshat, përmes së cilës krijohet një lidhje me rrugën kryesore në drejtim të Klinës dhe magjistrales Prishtinë-Pejë. Një lidhje të tillë nuk e bëjnë dy rrugët e fshatit Stapanicë të Klinës, por për banorët e këtij fshati ato dy rrugë janë mjaft të rëndësishme. Mirëpo ndër këto 40 projekte që thotë komuna s’janë duke u realizuar aktualisht, nuk gjenden 2 rrugët e fshatit Stapanicë.
Banorët e këtij fshati presin që tetë vjet asfaltimin e këtyre dy rrugëve në fshatin e tyre. Kërkesat sipas banorëve kanë qenë të vazhdueshme çdo vit, por asfaltin nuk e kanë parë, pavarësisht premtimeve të dhëna nga kryetari i Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.