Dhjetëra familje vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në Qendrën kolektive të banimit në Stantërg.
Disa nga banorët e këtyre banesave shumë të vjetra, thonë se është bërë shumë e vështirë jeta brenda këtyre mureve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë katin e parë, çarja e mureve dhe lagështia, po ua rrezikon jetën fëmijëve.
Ata thonë se jetojnë vetëm me asistencë sociale dhe se kanë harruar kur i ka ndihmuar dikush nga institucionet.
Njëjtë e dëmtuar ndërtesa është edhe në katin e dytë, pasi që sa herë që bie shi, pikon çatia.
Ndërkaq, një 71-vjeçare, e cila ka 10 vjet që jeton në këto banesa, shpreson që sa më shpejt të dalin në banesën e re, që e ka ndërtuar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyçi, ka thënë nëpërmjet telefonit se banesa është në prag të përfundimit.
Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, ish-kreu i Kuvendit Kadri Veseli, u kishte premtuar këtyre 15 familjeve se shumë shpejt do të barten në banesat e reja.