Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje akuzon Komunën se s`po lejon qasjen në dokumente zyrtare

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po ankohen se Ekzekutivi i Komunës së Fushë-Kosovës nuk iu lejoi asnjëherë qasje në dokumente publike.

Së fundmi është ankuar kandidati për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit nga radhët e kësaj partie, Avni Zogiani. Sipas tij, Fushë-Kosova mund të jetë e vetmja komunë në Kosovë që nuk e bën të qasshëm për publikun Planin Rregullativ Urban.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Zogiani thotë se ky dokument do të duhej të ishte i postuar në uebfaqen zyrtare të Komunës dhe se nuk do të duhej të kishte nevojë për të bërë kërkesë për qasje në dokumente publike.

“E dyta, kur kemi kërkuar pse s’botohet, kanë thënë nuk botohet. Mandej kemi kërkuar sipas Ligjit për dokumente zyrtare”, ka thënë Avni Zogiani.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, thotë të mos ketë pasur ndonjë kërkesë nga VV-ja për këtë dokument. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.