Nga 17 premtime sa i ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, 9 prej tyre i ka realizuar.
E, për premtimet e tjera që Svarqa nuk i ka realizuar tash e katër vjet, thotë se ka një arsye. Ndër premtimet më të mëdha ishte ndërtimi i Spitalit Rajonal, raporton KTV.
Ndërsa, opozita ia rikujton Svarqës, dështimet në bujqësi si dhe mosndërtimin e spitalit rajonal.
Kjo e fundit ka qenë tema më e diskuar në këtë qytet, pasi kishte filluar që nga qeverisja e PDK-së.
Ndryshe nga Ferizaj në Komunën e Kaçanikut, qytetarët janë të kënaqur me qeverisjen e kryetarit, Besim Ilazi, duke mos dashur të prononcohen ata thonë që do ta votojnë përsëri.
Ilazi thotë që ka realizuar projekte më shumë se që ka premtuar.
Ndërsa, kundër-kandidati i tij në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, Shukri Luta thotë se qytetarët nuk do të votojnë më vetëm shabllon.
Sipas raportit të Institutit GAP, Ilazi nuk i ka realizuar 7 premtime nga 18 sa i kishte bërë.
Projekte të cilat vetëm sa kanë filluar të realizohen.