Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy familje në Mitrovicë bëhen me shtëpi natën e Kurban Bajramit

Shoqata humanitare “Drita” me seli në Londër, ka përuruar natën e Kurban Bajramit, familjet e Kapllan dhe Asllan Qerkezit me dy shtëpi të reja në Mitrovicë.

Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin kryetari i komunës Agim Bahtiri, drejtori i drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Nimani, donatorët e shoqatës nga Londra Mehdi Hoxha dhe Hamit Kamberaj si dhe qytetarët të tjerë të cilët në mënyrë simbolike, kanë prerë shiritin përurues të këtyre shtëpive .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Bahtiri, u shpreh i lumtur që emocionet po i ndanë së bashku me ta, ai njëkohësisht shprehu edhe gëzimin e tij duke theksuar se e vlerëson lartë punën humanitare që është duke e bërë kjo shoqatë.

Në fund së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, ndanë edhe mirënjohje për ta.