Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

YAHR me tryezë për inkurajimin e grave në Suharekë që të merren me politikë

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, sot ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me institucionet lokale dhe partitë politike në Komunën e Suharekës të mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe organizata Dora Dorës.

Në këtë tryezë u diskutuar rreth Inkurajimit të grave në politikë për marrjen e pozitave udhëheqëse në institucione lokale në komunën e Suharekës”, ku OJQ YAHR prezantoi një hulumtim lidhur me përbërjen gjinore nëpër institucionet lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bekim Krasniqi, përfaqësues nga YAHR prezantoi hulumtimin duke theksuar se përbërja gjinore në administratën Komunale të Komunës së Suharekës ishte nga 182 të punësuarve sa janë në Administratën Komunale të Komunës së Suharekës, 44 prej tyre janë gra ose 24.17 %:, ndërsa nga 31 pozita udhëheqëse prej tyre udhëheqin vetëm 4 nga gratë ose 12.90 %.

Nga 33 pozita të drejtoreve të shkollave në Komunën e Suharekës, vetëm 7 prej tyre janë gra ose 21.21 %: Nga 145 të punësuarve sa janë në QKMF-ë 85 prej tyre janë gra ose 58.62 % , ndërsa nga 12 pozita të udhëheqëse në QKMF-ë, vetëm 3 prej tyre janë gra ose 25 %: Nga 22 mjekë të punësuar në QKMF-ë të Suharekës, 12 prej tyre janë gra ose 54.54 %. Nga 92 të punësuarve sa janë në Stacionin Policor 13 prej tyre janë gra ose 14.13 %, ndërsa nga 13 pozita udhëheqëse vetëm 3 pozita udhëhiqen nga gratë ose 23.07 %. Përbërja gjinore në Gjykatën Themelore të Prizrenit dega në Suharekë: Nga 6 gjyqtarë vetëm 1 është grua ose 16.66 %, ndërsa 32 të punësuarve sa janë në Gjykatë kemi vetëm 14 gra ose 43.75 %.

Mihirija Suka nga AAK-ja dega në Suharekë theksoi se është mirë që është bërë një hulumtim i tillë, por është më të vërtet dëshpëruese përfaqësimi i 50% të popullatës të jetë vetëm me 10 %.

“Tani lind pyetja se kush duhet me luftu për me pas një pozitë me të mirë të përfaqësimit dhe sigurisht na, jo vetëm partia e ime por të gjitha partitë”, ka thënë ajo.

Gjatë debatit u shtrua edhe pyetja se ku qëndron problemi që gratë nuk janë të përfaqësuar kënaqshëm nëpër institucione, a ka ndonjë pengesë nga burrat apo nuk kanë guximin për me marrë përgjegjësit.

“Ka një vit që në zyrën ligjore në Ministrin e Mjedisit është me zëvendës dhe në këtë pozitë është një grua dhe ajo nuk dëshiron që të ri kandidohet në atë pozitë. Ne në shumë debate e diskutojmë se duhet të aplikojmë, por prapë hezitojnë gratë për të aplikuar në këtë pozitë dhe që dy herë që është rishpallë kjo pozitë në këtë ministri”, theksoi Lindita Sopa nga Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë, përcjell YAHR.