Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prizrenit për 6 muaj arkëton 55 për qind të të hyrave të planifikuara

Prizren, 31 gusht – Komuna e Prizrenit në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka arkëtuar më shumë se gjysmën e mjeteve të planifikuara në kuadër të të hyrave vetjake.

Sipas raportit për realizimin e buxhetit për periudhën janar-qershor 2017 del se autoritetet lokale kanë arkëtuar afro 3.33 milionë euro të hyra vetjake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 3 milionë e 327 mijë euro ose 55 për qind e shumës së planifikuar prej 6 milionë e 102 mijë eurosh”, shkruan në raport.

Aty theksohet se nga 3.33 milionë euro në buxhetin komunal janë alokuar 2.77 milionë euro, prej të cilave janë shpenzuar 1.14 milionë euro, apo 19 për qind e shumës së planifikuar.

Më së shumti mjete janë arkëtuar nga tatimi në pronë, derisa shkalla më e lartë e arkëtimit është te lejet ndërtimore. Por te kjo e fundit ka dallime të mëdha në planifikimin e të hyrave në krahasim me vitin e kaluar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).