Ky objekt deri në vitet e 70-a shërbeu si spital për ferizajasit. Kohëve të fundit, ai është shndërruar në objekt për narkotikë dhe prostitucion, ndërsa disa herë i është vënë edhe flaka, raporton KTV.
Për të evituar ndonjë rrezik, që u kanoset qytetarëve dhe duke mos lejuar të ndodhë rasti i njëjtë sikurse në Prizren, ku humbi jetën një fëmijë trevjeçar, komuna ka marrë vendim që ta rrënojë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rrënimin e këtij objekti nuk po pajtohet opozita e kësaj komune, sipas së cilës, objekti është dashur të ruhej dhe të ndaheshin mjete për rinovimin e tij, meqë paraqet vlerat e qytetit.
Megjithëkëtë, ekskavatorët e porositur nga komuna kanë rrënuar një pjesë të tij.
Ndërsa, këtë hapësirë prej pesë ari, komuna planifikon që nëse i lejohet t'ia japë në shfrytëzim për një vit kompanisë "Ambienti", me të cilën është bashkë-aksionare për ta shfrytëzuar si parking për vetura.