Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rubovci i Lipjanit bëhet me objekt të ri shkollor

Komuna e Lipjanit nga buxheti vetjak në vlerë prej rreth 138 mijë eurove ka nisur ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Rubovc, raporton korrespondenti i Kohës Ditore.

Gjatë ceremonisë së gurit themeltar kryetari i komunës Imri Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për fillimin e punimeve në objektin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna është e përkushtuar që arsimin ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po vendosim gur themelin e këtij objekti kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se përveç ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i Komunës që në vazhdimësi t’i plotësojë të gjitha kushtet për një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat të cilat do vijnë jo vetëm në Rubovc, por në të gjithë terr e kësaj komune.

“Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij ka një vlerë financiare prej 138,895.76 eurosh”, ka thënë Ahmeti.

Banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur vendosjen e gurthemelit të shkollës duke e cilësuar si një ndër projektet më të rëndësishme për këtë fshat.

Besart Rudari, banor i këtij fshati, ka thënë se nxënësit e këtij fshati deri tashti kanë mësuar në një objekt të vjetruar dhe të përbashkët me komunitetin serb.

“Banorët e fshatit disa herë kanë kërkuar ndërtimin e një shkolle të re sepse gjatë periudhës së fundit është dëmtuar mjaftë shumë dhe nuk i plotëson kushtet për procesin mësimor. Si banorë falënderojmë komunën e cila ka shqyrtuar kërkesat e banorëve duke e futur këtë projekt në listën e investimeve kapitale”, ka thënë ai.

Komuna e Lipjanit 2 muaj më parë nga buxheti vetjak ka nisur edhe ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Bregu i Zi dhe në Mirenë me qëllim të përmirësimit të kushteve mësimore.