Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prizren subvencionet do të jepen vetëm nëpërmjet thirrjeve publike

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se nga viti i ardhshëm dhënia e subvencioneve për shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile do të realizohet vetëm përmes thirrjeve publike.

Sipas lidershipit lokal këto organizata do të konkurrojnë me projektet e tyre që do të vlerësohen nga komisionet përkatëse komunale, dhe se pas zbatimit të projekteve do të jenë të obliguara që të raportojnë për shpenzimin e mjeteve të ndara nga buxheti komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka pohuar se deri më tani shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile vazhdimisht kanë marrë përkrahje me mjete financiare, porse “asnjëherë nuk kanë raportuar se ku kanë shkuar ato para, për çka janë shpenzuar”.

“Tani e tutje me Udhëzimin Administrativ të MF-së, në vitin e ardhshëm 2018, organizatat do të jenë të obliguara që shpenzimin e mjeteve të ndara nga komuna për realizimin e projekteve ta dëshmojnë me fatura. Në qoftë se nuk dëshmohet me fatura atëherë mjetet do të kthehen në llogari të Komunës. Nëse projekti nuk realizohet, gjithashtu mjetet do t’i kthehen Komunës”, ka thënë Muja, gjatë diskutimit të fundit publik për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.