Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatët e LDK-së në komunat e Anamoravës mendimet e qytetarëve duan t’i bëjnë pjesë të programeve

Qyteti i Gjilanit ka qenë nikoqir i takimit të kryetarëve të degëve të LDK-së në Anamoravë, përkatësisht Lutfi Haziri – Gjilan, Shaip Surdulli – Kamenicë, Sokol Haliti – Viti dhe Bajrush Ymeri – Artanë.

Qëllimi i takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet e 22 tetorit. Me këtë rast, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se degët e kësaj partie në Anamoravë janë unike në prag të zgjedhjeve lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“LDK hyn në Anamoravë në këto zgjedhje më unike se kurrë. Ne jemi në vlug të përgatitjeve dhe me kolegët e mi të komunave fqinje u dakorduam që të nisim takimet në lagje e fshatra për të marrë qëndrimet e qytetarëve dhe për t’i inkorporuar në programet tona për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Gjilanasit dhe vitiasit tashmë kanë konfirmuar mbështetjen e fuqishme për vazhdimin e punëve të mëdha edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa LDK do ta marrë primatin edhe në Kamenicë e Artanë”, ka thënë nënkryetari Lutfi Haziri.

Në takim u tha se është tepër e rëndësishme që fitorja të shtrihet edhe në komunat tjera, pasi LDK ka dëshmuar se qeverisjen e bazon në qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe transparencë.

“Ashtu qysh ia kemi kthyer dinjitetin gjilanasve dhe vitiasve, koha është që edhe qytetarët e Kamenicës dhe Artanës të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë në fund Haziri.

Katër kandidatët e LDK-së në Anamoravë u dakorduan që gjatë këtyre muajve t’i vazhdojnë takimet në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit.

Përndryshe, LDK e Anamoravës po i koordinon punët edhe me partnerët e saj, AKR, Lëvizja për Drejtësia dhe Alternativa.