Kjo ka qenë vatra më re e zjarrit e saposhuar dy ditë më parë.
Pakujdesia e madhe e qytetarëve ndaj natyrës dhe temperaturat e larta që mbizotëruan këtë verë shkaktuan zjarre në Kosovë si asnjëherë më parë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo21 hektarë tokë u dogjën në zonat fushore-malore të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
Përveç djegies së madhe të zonave fushore-malore, vende-vende zjarri kishte depërtuar deri në oborre të shtëpive.
Ali Topalli, zëdhënës në Komunën e Fushë Kosovës, tha se dëme materiale nuk ka pasur, edhe pse gjendja s’ka qenë aspak e mirë.
Vetëm në muajin gusht, nga data 24 deri më 27, në disa zona të Prishtinës ka pasur 47 intervenime të zjarrfikësve. 90% e zjarrit ka përfshirë fusha me barë të thatë, male dhe hamullore, tha Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Latif Zeka.
Ai gjithashtu tha se faktori njeri mendohet të jetë shkaktari i këtyre zjarreve.
Pjesë të tjera që ishin përfshirë nga flakët janë edhe Majtezi i Gollakut, Mareci dhe Sllatina e madhe.
Mirëpo, zona më e prekur nga flakët ka qenë Fushë Kosova, përkatësisht fshati Grabovc i epërm.