Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar disa lagje të fshatrave Gllamnik dhe Balloc ku janë duke u asfaltuar rrugët në një gjatësi prej 3.6 km, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se investimet në infrastrukturë po bëhen në çdo pjesë të komunës së Podujevës, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në këto lagje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të vendosur që më projektet infrastrukturore të shtrihen në të gjitha lokalitetet, në mënyrë që ta lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve tanë dhe të ndikojmë në përmirësimin e jetës në fshatrat e Podujevës”, tha kryetari Veliu.
Gjithashtu, kryetari Veliu, tha se po vazhdohet edhe me realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të planifikuara për sivjet, ku përfshihen: trotuaret, rrjeti i kanalizimit, ndërtimi i urave, ndriçimi publik, zgjerimi dhe pastrimi i lumenjve dhe projekte të tjera.