Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqetësime në Ferizaj për shkatërrimin e pyjeve

15 mijë hektarë pyje në komunën e Ferizajt rrezikohen nga shkatërrimi.

po ndodh për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm, të cilët që nga paslufta nuk janë ndalur në prerjen dhe shkatërrimin e pyjeve, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorë të fshatit Jezerc, të cilët kanë shtëpitë afër këtyre maleve, thonë se shumë shpesh janë ankuar në komunën e Ferizajt, mirëpo, asnjëherë nuk kanë marrë masa. Ata deklarojnë se është e pafalshme se çfarë po i bëjnë këtij pylli. Ndalimi i kësaj dukurie, sipas ish-rojtarit të pyllit, Naim Avdyli, asnjëherë nuk ka qenë prioritet për institucionet komunale. Për shkatërrimin e pyjeve, pjesëtarë të shoqërisë civile në Ferizaj, janë duke përgatitur padi kundër Komunës së Ferizajt. Mirëpo, zyrtarë të Komunës së Ferizajt thonë se shkatërrimi i pyjeve është një fakt shumë shqetësues për komunën dhe se janë duke punuar që ta ndalojnë një dukuri të tillë.

Deri tash, sipas drejtorit Vranovci, më shumë se 500 fletëparaqitje janë dorëzuar në polici nga rojet e pyllit për dëmtuesit e pyjeve.