Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në këtë qytet, që nga themelimi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
PDK thotë se komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke punuar që disa vite drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës.
