Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci bëhet me 50 ulëse shtesë nëpër lagje të qytetit

Investimet nga Buxheti Komunal i Rahovecit, janë duke vazhduar në realizimin e projektit ”Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”, ky projekt është duke u realizuar përmes drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Në kuadër të këtij projekti, janë vendosur ulëse në të gjitha lagjet e qytetit të Rahovecit dhe vendet më të frekuentuara nga ana e qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit thotë se realizimi i këtij projekt ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.

Pas pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave janë identifikuar vendet, ku duhet të vendosën ulëset dhe krijimi hapësirave të reja gjelbëruese.