Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), në komunën e Rahovecit i ka vazhduar dëgjimet publike me qytetarë, për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizës afatmesme 2018/2020, me qytetarët e fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kryesuesi i KPF-së, Nahit Elshani u ka thënë qytetarëve, të cilët ishin të pranishëm, se “ne jemi sonte këtu që të ju dëgjojmë juve, se cilat janë kërkesat e juaja dhe më pas këto kërkesa të hyjnë në buxhetin e vitit 2018. Ju njoftoj se mbi 70 për qind e kërkesave të cilat kanë ardhur nga qytetarët vitin e kaluar kanë hy në buxhetin e vitit 2017, bazuar në këtë ju inkurajoj që të paraqitni kërkesat tuja edhe në mënyrë të shkruar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa u shpreh se, “ne me ligj jemi të obliguar që çdo vit të mbajmë takime me qytetarë para se të përgatitet buxheti për vitin paraprak”, transmeton Koha.net.
Në komunikatë thuhet se buxheti për vitin 2018 i komunës së Rahovecit do të jetë 13 milionë 444,770 euro, ndërsa investimet kapitale edhe për vitin 2018, do të jenë 4 milion 396,403 euro.
Bëhet e ditur se kërkesat e qytetarëve ishin: zgjerimi i sistemit të ujitjes, rregullimi i kanalizimit dhe ndriçimi publik.