Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet kapaciteti i ujësjellësit të fshatit Isniq

Banorët e fshatit Isniq tashmë do ta zgjidhin problemin e ujit të pijshëm pas një pune intensive të ekspertëve të Komunës dhe të kompanisë “Hidrodrini” për gjetjen e një burimi të ri të ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Nazmi Selmanajt, drejtor i kompanisë “Hidrodrini” në Deçan, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe për sigurimin e këtij burimi nga ekspertët e kësaj komune, por edhe falë bashkëpunimit të mirë me institucionin komunal, konkretisht me kryetarin Sami Cacaj, i cili në çdo kohë ka qenë i gatshëm të na mbështeste me kërkesat tona dhe falë një punë intensive është siguruar ky burim uji.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjendet vetëm 500 m larg burimit ekzistues të ujit të pijshëm për fshatin Isniq, ku sipas ekspertëve burimi ka rreth 25 l ujë në sekondë dhe me lidhjen e këtij burimi në ujësjellësin ekzistues s’do të ketë më probleme për ujë të pijshëm për banorët e fshatit Isniq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.