Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çka ndodhi me rrënimet e shtëpive në Hade

Banorët e Hades së Obiliqit janë përpjekur që të pengojnë aksionin e inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe atyre të Komunës së Obiliqit.

Këta të fundit, me mbështetjen edhe të policisë, shkuan në këtë fshat për t’i prishur disa themele, që sipas tyre, janë ndërtuar pa asnjë leje. Megjithatë, një hap i tillë nuk ishte edhe aq i lehtë, pasi që banorët kundërshtonin heqjen e themeleve të shtëpive, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët u ankuan se askush nga institucionet nuk i ka njoftuar nëse duhet apo nuk duhet ndërtuar shtëpi në këtë hapësirë të paraparë për t’u bërë minierë.

Madje, sipas tyre, shteti as nuk ua ka zgjidhur çështjen e banimit.

Mirëpo, inspektorët e Ministrisë dhe të komunës së Obiliqit ua bënë edhe njëherë të qartë banorëve se këto ndërtime janë të paligjshme në zonën që është shpallur me interes të veçantë.

Sipas planit të paraparë për shpronësime, në fillim ishin 54 hektarë, ndërkohë edhe mbi 120 hektarë kanë hyrë në procedurë shpronësimi, që janë pjesë e zonës me interes të veçantë ekonomik “Fusha e mihjes së re”.