Malishevë, 22 gusht - Drejtori për Ekonomi dhe Financa i Malishevës, Vesel Krasniqi, para grupeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, prezantoi sot skemën buxhetore për vitin 2018, të paraparë në Kornizën Buxhetore.
Sipas kësaj skeme, për paga dhe mëditje janë paraparë 7.809.227.00 euro, për mallra dhe shërbime 1.250.002.00 euro , për komunale 305.000.00 euro, për subvencione dhe transfero 65.767.00 euro , për shpenzime kapitale 4.392,811.00 euro. Buxheti i Malishevës për vitin 2018 është 13.822,807.00 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo