Komuna e Rahovecit të hënën ka njoftuar se ka filluar mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizën afatmesme buxhetore 2018-2020.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të kësaj komune deri më tani janë mbajtur dëgjime publike me banorët e fshatrave Xërxë, Fortesë, Sapniq, Potoqan i Poshtëm, Opterushë, Zoqisht, Retij, Retij e Poshtme, Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke shprehur qëndrimin se dëgjimet publike janë të rëndësishme ashtu që qytetarët t’i shprehin kërkesat për projektet prioritare, kryesuesi i Komitetit për Politikë e Financa dhe njëherësh i Kuvendit të Komunës, Nahit Elshani, ka thënë se “buxheti për vitin 2018 i Komunës së Rahovecit është 13.44 milionë euro i shpërndarë në këto kategori: paga dhe mëditje 7.04 milionë euro, mallra dhe shërbime 1.56 milionë euro, shpenzime komunale 250 mijë euro, subvencione dhe transfere 191 mijë euro dhe investime kapitale 4.4 milionë euro” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.