Pjesa e dëmtuar në rrugën Drelaj – Koshutan të Rugovës ende nuk është riparuar nga komuna.
Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, prurjet e mëdha të ujit prej të reshurave e patën dëmtuar shumë rrugën, vetëm dy javë pasi ajo ishte asfaltuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Që atëherë komuna e ka lënë ashtu dhe nuk ka intervenuar në riparimin e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunë nuk tregojnë arsyen e zvarritjes së intervenimit në atë rrugë. Drejtori i Financave pohon se gjatë kësaj jave do të nisë rregullimi i asaj rruge.
Rruga Drelaj-Koshutan e gjatë 6.9 kilometra, është një segment i unazës rrugore që do të lidhë Drelajt me fshatin Bogë përmes fshatrave Koshutan, Pepaj, Dukaivë dhe Shkrel. Kjo rrugë është përfunduar deri në vendin e quajtur “Molikat e Sak Fazlisë” në Koshutan.
Janë edhe dy segmente rrugore deri në Boge që do të asfaltohen sivjet. Njëra 3.8 kilometra dhe njëra 2.2 kilometra, që janë projekte të ndara. Të dyja kushtojnë 500 mijë dhe financohen nga Ministria e Infrastrukturës.
Sipas drejtorit të Financave, sivjet ato përfundojnë dhe kryhet rruga prej Drelajve deri në Boge. Kjo rrugë e re shkurton për 7 kilometra distancën prej fshatit Drelaj deri në Bogë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.