Rreth 3 mijë banorë të fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit prej më shumë se një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm që furnizohen nga KUR “Prishtina”.
Ky fshat edhe gjatë vitit të kaluar është përballur me telashe të tilla, derisa sistemi i vjetruar i rrjetit vazhdimisht po paraqet telashe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo kompani nëpërmjet CDI-së zvicerane tashmë ka nisur disa investime për riparimin e rrjetit me gjatësi prej 4 kilometrash në mënyrë që furnizimi me ujë të pijshëm në këtë fshat t’i rikthehet normalitetit.
Elmi Bublica, menaxher i KUR “Prishtina” në Lipjan, ka thënë se banorët e Janjevës prej më shumë se një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm derisa rrjeti i vjetruar po paraqet defekte të vazhdueshme.
“Ndërkohë CDI-ja zvicerane ka nisur investimet në vlerë prej 132 mijë eurosh me qëllim që ky fshat të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Ky projekt pritet të finalizohet brenda 2 javësh, mirëpo kërkojmë nga banorët e këtij fshati të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm” ka thënë Bublica.
Falë angazhimit të Komunës në bashkëpunim me CDI-në zvicerane në vlerë prej rreth 700 mijë eurosh është në përfundim e sipër ndërtimi dhe riparimi i ujësjellësit në nëntë fshatra të tjera të kësaj komune... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.