Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit e Gjilanit në vitin e kaluar shkollor bënë 12 mijë mungesa

Drejtoria e Arsimit vlerëson se nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit për vitin shkollor 2016-2017 kanë bërë 12 mijë mungesa, prej të cilave 7 mijë sosh janë të paarsyeshme.

Shqipe Haziri, ushtruese e detyrës e drejtoreshës së Arsimit, ka deklaruar se ajo ka biseduar me drejtorët e shkollave për shtrëngimin që ata duhet të bëjnë më shumë me marrjen e masave ndëshkimore ndaj nxënësve, në kuptimin e uljes së mungesave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo thotë se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që të marrin masa edhe ndaj mësimdhënësve të cilët nuk kryejnë punën e tyre siç kërkohet sa u përket raporteve që duhet të vendosen me prindërit dhe nxënësit për problemet e kësaj natyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.