Banorët e lagjes Mirena në fshatin Hade nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje edhe pas takimit të së hënës me menaxhmentin e KEK-ut, Komunën e Obiliqit, MMPH-në dhe prokurorin e shtetit, me ç’rast këta të fundit kanë kërkuar nga banorët të lejojnë operimin e eskavatorëve aty.
Banori i kësaj lagjeje, Ujup Mirena, ka thënë për KosovaPress se të lartpërmendurit po kërkojnë që vet banorët të lejojnë punën e eskavatorëve në mënyrë që KEK-u dhe organet e vendit të mos jenë përgjegjëse për rrezikimin e jetës së tyre. Sipas tij, në këtë mënyrë po tentohet të ikin nga përgjegjësia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirena sikur edhe banorët e tjerë të lagjes kërkon që të ndërpritet puna e eskavatorëvë, pasi që e ndjejnë rrezikun shumë afër.
"Banorët e lagjes Mirena nuk e dhanë pëlqimin për të operuar këta eskavatorë më tutje derisa të bëhet marrëveshja përfundimtare për kompensimin e pasurisë, kur dihet se këta eskavatorë kanë kaluar kufirin e sigurisë afërsisht 130m dhe kanë rrezikuar jetën e banorëve. Ndërsa ligji për miniera dhe minerale këtë distancë sigurie e parasheh 250m", tha ai.
Përndryshe, banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë protestuar të premten e shkuar për të ndalur rrezikun që u kanoset.