Më 24 gusht do të mbahet ushtrimi fushor “Mascal” në aeroportin e Gjakovës, i cili është i projektuar sipas skenarit “Rrëzimi i aeroplanit komercial në Kosovë”, ku parashikohen viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Ushtrimi është i organizuar nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave/MPB me mandat koordinues qeveritar, pjesë e së cilës do të jetë edhe Komuna e Gjakovës dhe do të mbështetet nga KFOR-i në aspektin organizativ dhe implementues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbajtja e këtij ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve reaguese vendore dhe ndërkombëtare të incidenteve të këtij lloji në vend.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njofton qytetarët, sidomos ata me banim në afërsi të aeroportit, se bëhet fjalë për një ushtrim me skenar të planifikuar e me qëllim të shmangies së çfarëdo shqetësimi eventual.