Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, përmes një kumtese njofton se sot komunën e Obiliqit, me asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë MMPH ka thënë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, MMPH-së, KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere. Të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, poashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit. Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e mihjes së re””.