Komuna e Ferizajt ka dhënë në shfrytëzim për 99 vjet një parcelë, e cila është pa miratimin e banorëve që jetojnë aty, raporton KTV. Banorët kanë ushtruar edhe kallëzim penal në Gjykatën Themelore në këtë qytet ndaj këtij vendimi.
Banorët e këtyre ndërtesave kanë bërë kallëzim penal në Gjykatën Themelore të Ferizajt ndaj kësaj komune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna ka dhënë pronën e tyre në shfrytëzim për 99 vjet, pa miratimin e tyre.
Ata thonë se zyrtarë të kësaj komune nuk i kanë përfillur kërkesat e tyre.
Ata besojnë se institucionet ligjore do t’iu japin të drejtë dhe të kenë një marrëveshje, pasi këto ndërtesa janë publiko-private.
E nga Vetëvendosje në këtë qytet thonë se komuna ka shkelur ligjin për bashkëpronësi, kur e ka dhënë këtë pronë në shfrytëzim.
Më tej ai shton se edhe kriteret, të cilat janë caktuar për dhënien në shfrytëzim të kësaj parcele, janë në kundërshtim me planin urban të Ferizajt.
Ndërsa zyrtarë të komunës së Ferizajt nuk kanë qenë të gatshëm të japin një përgjigje rreth kësaj.