Transparenca e organeve ekzekutive të Komunës së Prizrenit sa i përket raporteve të punës mbetet në nivel të ultë gjatë këtij viti. Nga 13 drejtori sa ka kjo komunë, deri më tani vetëm njëra prej tyre ka publikuar një raport të pjesshëm, përderisa të gjitha dikasteret e tjera kanë injoruar parimin e raportimit para publikut për punën e bërë gjatë pjesës së parë të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Në uebfaqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, vetëm Drejtoria për Ekonomi e Financa ka publikuar raportin e shpenzimeve për periudhën janar - qershor 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Drejtoria e Inspektorateve, ajo e Shërbimeve Publike, pastaj e Bujqësisë, e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe dikasteri i Shëndetësisë kanë të publikuara raportet e punës për vitin 2016.
Raporti i fundit i punës i publikuar nga Drejtoria e Arsimit është ai për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, ngjashëm qysh ka vepruar edhe Drejtoria e Turizmit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.