Prizren, 17 gusht – Dega e NISMA-s për Kosovën dhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre, që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit, duke u përcaktuar për Zafir Berishën përkatësisht Mytaher Haskukën.
Ndërsa dega e LDK-së si propozim ka dërguar për miratim në organet qendrore të partisë emrin e Hatim Baxhakut. E zyrtarët e degës së AAK-së kanë pohuar se kandidati i kësaj partie që do të garojë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, dega e PDK-së deri më tani ka heshtur në lidhje më këtë çështje. Artan Abrashi, nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka njoftuar se sipas parimit një anëtar një votë, anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kandidat për kryetar Komune të Prizrenit ka zgjedhur Mytaher Haskukën. Ndërkohë, qysh para disa muajsh kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kishte shprehur qëndrimin se bashkë me kryesinë e partisë do të angazhohen që Zafir Berisha të dalë fitues në garën për kryetar të Prizrenit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.