Shkëputja e parakohshme e kontratës së komunës me kompaninë “SAS”, për sigurimin fizik të objekteve komunale dhe institucioneve shkollore, do t`i kushtojë buxhetit komunal 139 mijë euro.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike në aktgjykimin e saj ka aprovuar padinë e kompanisë së sigurimit “SAS”, duke obliguar qeverisjen komunale të Gjilanit që t’i paguajë 139 mijë euro dëmshpërblim kësaj kompanie, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu qeverisja komunale e Gjilanit do të duhet t’ paguajë edhe 10 mijë euro tjera kompanisë në fjalë për dëmtim të reputacionit juridik, ngase shkëputja e kontratës kishte pasur pasojë në informimin e publikut përmes medieve të shkruara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.