Komunarëve të Fushë-Kosovës nuk u kanë mjaftuar dy vjet për të shpenzuar mjetet e arkëtuara nga të hyrat vetjake të vitit 2015.
Në mbledhjen e fundit, Kuvendit Komunal i është kërkuar që të miratojë bartjen e mjeteve nga të hyrat vetjake të vitit 2015 e 2016. Në total kjo shumë është 1 milion e 631 mijë e 761 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas shefit të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Naser Grajçevci, kjo shumë është sa 50 për qind e buxhetit të paraparë për investime kapitale. Ai këtë e quan papërgjegjësi e joprofesionalizëm nga ana e zyrtarëve komunalë.
Zyrtarët opozitarë thonë se kjo është bërë me qëllim nga pushteti i Fushë-Kosovës për të investuar tash në vitin zgjedhor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.