Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Puseta në pronë private pengon lidhjen në rrjetin e kanalizimit

Banorët e disa shtëpive të reja në një pjesë të lagjes “Dardania-II” në Pejë kanë mbetur peng i refuzimit të një familjeje për t`u lidhur në rrjetin e kanalizimit.

Puseta ku mund të kyçen ata ndodhet në një truall të një bashkëfshatari të tyre, i cili aktualisht jeton në Zvicër, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pronarët e shtëpive tregojnë se e kanë lutur pronarin e atij livadhi që t’u lejojë që të fusin gypin nëpër tokën e tij, por nuk i ka lejuar.

“Kemi kërkuar që të na lejojë të kyçemi në pusetën e kanalizimit, që gjendet në livadhin e tij, por ai ka refuzuar. E meqë nuk lejoi atëherë ju kemi drejtuar komunës që të na e zgjedhë këtë problem të kanalizimit”, tregon Bashkim Krasniqi, njëri prej banorëve të asaj lagje.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.