Edhe zyrtarisht, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e gjashtë shtëpive për familjet e pastreha të Komunës së Gjakovës, të cilat deri me tani kanë jetuar në kushte të rënda në të ashtuquajturat “Barakat e Erenikut”.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi ka thënë se kjo është një ditë e lumtur, jo vetëm për gjashtë familjet përfituese, por edhe për të personalisht dhe Komunën e Gjakovës si institucion, për faktin se “përfundimisht po bëhet zgjidhje për strehimin e gjatë familjeve, të cilat tash e 18 vjet kanë jetuar në kushtet më të rëndë të mundshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera për ndërtimin e këtyre shtëpive, të cilat do të jenë më standardet më të larta bashkëkohore, është rreth 150 mijë euro, shumë kjo e siguruar nga organizata holandeze “NewDayImact”, ndërsa komuna e Gjakovës ka participuar duke e siguruar truallin për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Sipas përfaqësuesve që po i kryejnë punimet, shtëpitë do të jenë të gatshme pas 3 muajsh, gjë që nënkupton që në stinën e dimrit këto gjashtë familje do të jenë me kulm mbi kokë.