Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastrimi i qytetit, peng i zvarritjes së tenderit për mirëmbajtje

Gjilani dhe hapësirat e gjelbëruese brenda tij nuk mirëmbahen nga askush, ndërsa mbeturinat po e degradojnë ambientin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pjesa e parkut të qytetit ku edhe një pjesë e qytetarëve qëndrojnë gjatë ditës në çdo cep të saj është e mbushur me mbeturina, ndërkaq bari është tharë si pasojë e mosujitjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i papastërtisë që mbizotëron në këtë qytet është tenderi i shpallur nga qeverisja lokale e Gjilanit, e cila kap shifrën prej 900 mijë eurosh për pastrimin e rrugëve, trotuareve, mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike, ku edhe më tej nuk ka një vendim definitiv nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) , i cili merret me ligjshmërinë e tenderëve se cili nga operatorët ekonomikë konkurrues është fitues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.